Blerta na harroi gërshetat Nena dhe babai na e pyesin : - Blerte, Cfare vizatove permbi ate flete?
- Vizatova veten, a nuk e shikoni? Ju jeni te rritur si nuk e kuptoni?
-Po c'ke ngaterruar blete edhe qershi flutur e kalem molle dhe kuti?
Jo asgje, asgje nuk kam ngaterruar, ne fletore veten une kam vizatuar!
Po habitet nena babai ben cudi... - Ti nuk je kalem, ti nuk je kuti!
Molle edhe qershi ti nuk je, moj Blerte, pastaj ketu c'duan nje flutur, nje blete?
- Jua thote gjyshja pritni kur te vije... - Kur s'e dime ne gjyshja s'mund ta dije!
- Jo e di, e di! Gjyshe moj, vrapo, se c'kam vizatuar, eja na trego.
Ja ku erdhi gjyshja, vizatimin pa... - Kjo ketu eshte Blerta! - prinderve u tha.
Se, kur afron mbremja edhe do te flere, i kendoj nje kenge, qe gjumi ta zere.
Gjumi mbi qepalla vete edhe vjen une, nje kenge, mbeses nis edhe i them :
" I ke faqet molle, syte si qershi hunden si kalem, gojen si kuti". Pa, i them : "Je blete" Pa i them : "Je flutur", se eshte punetore, sepse eshte e bukur.
Pra ne vizatim eshte vete Blerta vecse ka harruar te beje...gershetat!
Odhise GrilloEnjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
LEPUROSHI
Deshi Lepuroshi te bej mrekulli te veshet me tesha po sikur njeri.
Veshi pantollona kepuce e jelek e ne Zvicer porositi sahat me qystek.
Mirepo te ngratit i shkoi puna huq sepse veshet e gjate s'i rrinin nen kapuq.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
Pranvera
Kaloi dimri, erdh, pranvera me lulëzim, Erdh lejleku, dallëndyshja fluturim.
Rritet bari, vishet pylli me blerim, Hapet zemra e fëmijve plot gëzim.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
Stinët
Me të shtatë ngjyrat, mbi letrën e bardhë, vizatoj natyrën si piktor i rrallë.
Fushën gjelbëroj, dhe çel luleshqerrën, kështu në mes tonë unë sjell pranverën!
Gjithë kalamajtë plazheve i mbledh, zverdh grurin e artë dhe verën sjell ....
Rrushin pjek në vreshta, zogjtë larg i shpie dhe, papritur, vjeshta përmbi letër bie ...
Erën ve të fryjë edhe retë tikin, ujin bëj të ngrijë dhe kam sjellë ... dimrin.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
Kenge per shiun
Shi, shi, o baba-shi, bjer, bjer-o me furi, shi, shi, o baba-shi, jepi tokës pak freski! Shi, shi, o baba-shi, ku ke qene gjer tani? Presin arat plot me grurë presin pyjet plot me drurë, presin lulet, trëndafilat, jaseminët, karafilat, presin rosat edhe patat sqepkuqet, qafëgjatat.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
Iriqi i sëmurë
U sëmur iriqi i shkretë, termometri mbi dyzetë, Farefisi, pas zakonit, iu drejtua injeksonit...
- Po zbuloja ti një çikë, nuk të dhëmb, hiç mos ki frikë! ... Por u hodh përpjetë doktori, se u shpua vetë i gjori.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
Lepurushi im
Kam një lepurush të bardh si bora loz me të pëditë më lëpin tek dora. Kur i jap të hajë, lakra dhe karrota vesh i gjatë i tundet sa i tundet koka
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
Qershia
Jam e vogël, rrumbullake jam e shijshme për merake piqem herët në pranverë, jam e kuqe, nuk kam erë.
Më pëlqen e gjithë njerëzia, por më shumë më ha fëmija. A e dini se kush jam? Unë 'Qershi' emrin e kam.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
Ne Arbenin shok e kemi Në një grup në kopësht jemi Fort na do e fortë e duam Por një ditë e qortuam. O Arbeni thamë ne Gjellën prap përse e le? Pse ja hodhe mishin maces? Pse ja theve lugës bishtin? Shumë ditë kanë kaluar Arbeni ynë më ska gabuar.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.
Re: Albanische Kindergedichte
Lepurushi veshllapushi me maçokun qimezi tek shetisin te dy tok na i zuri goxha shi.
- O maçok i therriti shoku prit te marr nje çader doku Jo shkoj vete si veri tha maçoku qimezi Dhe rreshqiti tatepjete duke therritur -Jam atlet!
Priste shoku çader doku shiu binte me litar koha ecte zvarre zvarre prit e prit na u merzit se maçoku qimezi erdh pas shiut ate dite I tha shoku -Shkoi e vate i ra vlera çadres tate.
Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.